Sabri Behramaj është skulptori i kryeveprës së përjetësimit të Leotrimit dhe shumë Leotrimave të tjerë. Një skulpturë e gdhëndur mjeshtërisht prej materiali të ngurtë, por me një delikatesë dhe peshë emocionale të përbotshme.
Historia e një djaloshi të vogël i cili u vra nga dora e njeriut, që kurrë nuk e konsideroi veten si të vrarë apo dëmtuar nga njeriu, por të sëmurë. Ja çfarë shkruan Sabri Behramaj teksa ndan me publikun veprën e tij:
Leotrim Ahmeti
Inspiruar nga intervista e nënës të Leotrimit me prof: Nusret Pllana
-Leotrimi më ka thirre:
“Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam semut prej barku
Kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë ‘ma nanë, mos um prek se po kam dhimbje shumë…
Ne Gradicè pas dhenies së ndihmės mjekesore
djali nuk arriti të jetonte më shumë se tri orë.
Djalin 7 vjeçar e kemi varros në Gradice, se nuk kemi mundur ta sjellim në Rezallë për ta varrosur.. thotë nënë Shukrije Ahmeti nga Rezalla e Drenices, për ngjarjet e 1l shtatorit 1998.