Pedagogut, studiuesit dhe shkrimtarit shqiptar Met Dervishi, i janë botuar së fundmi poemat e tij nga Shtëpia Botuese Parisiene Edition MAIA me përkthim të Fatmir Lazo (Flazo Lazo).
Në një postim në profilin e tij të Facebook, Dervishi njofton:
Me shumë kënaqësi dua të ndaj me ju lajmin e botimit të poemave të mia nga shtëpia botuese parisiene Edition MAYA! “ LE VERS DE LA CONTROVERSE” është titulli i përzgjedhur nga botuesi. Siç është praktika e botimeve sot, para botimit hapet një fushatë promovuese në të cilën përfshihet autori dhe rrethi i tij shoqëror e letrar, që ftohet për të mbështetur botimin. Fushata ndikon në tirazhin e botimit.
Kliko dhe porosit në këtë link https://www.simply-crowd.com/produit/controverse/ për t’u njohur me paketat e ndryshme në varësi të porosisë që dëshironi të bëni. Blerjet paraprake nisin nga 6 euro, për kopjen elektronike. Opsionet e tjera, print, kopjet e personalizuara apo marrja pjesë në promovimin e tij, gjenden në linkun e mësipërm. Një botim i kësaj natyre ku protagonistë jeni dhe ju, mund të jetë dhurata e dedikuar për të afërmit dhe miqtë tuaj Libri ju vjen në shtëpinë tuaj, pa taksë, kudo që jeni rezidentë.
𝐋𝐄𝐒 𝐕𝐄𝐑𝐒𝐄𝐒 𝐃𝐄 𝐋𝐀 𝐂𝐎𝐍𝐓𝐑𝐎𝐕𝐄𝐑𝐒𝐄 “𝐀𝐛𝐬𝐨𝐥𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐧𝐣ë 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞𝐫𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤ë 𝐪ë 𝐞 𝐝𝐚𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐌𝐞𝐭 𝐃𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐬𝐭𝐢𝐥𝐢 𝐢 𝐭𝐢𝐣 𝐮𝐧𝐢𝐤 𝐢 𝐯𝐚𝐫𝐠𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐥𝐢𝐫𝐚. 𝐍ë 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐭ë 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐫𝐢𝐭𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭𝐚, 𝐬𝐢ç 𝐛ë𝐧 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐚 𝐦ë 𝐞 𝐦𝐚𝐡𝐝𝐞 𝐞 𝐩𝐨𝐞𝐭ë𝐯𝐞, 𝐃𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐡𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐩ë𝐥𝐪𝐞𝐧 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐦ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫𝐝𝐨𝐫 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡 𝐯𝐚𝐫𝐠𝐮𝐧 𝐞 𝐥𝐢𝐫ë 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧𝐣𝐚𝐯𝐞, 𝐢𝐝𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣. 𝐊𝐣𝐨 𝐠𝐣ë 𝐢 𝐣𝐞𝐩 𝐚𝐭𝐢𝐣 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐦ë𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫ë𝐧 𝐞 𝐩𝐨𝐞𝐳𝐢𝐬ë, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐣ë 𝐬𝐭𝐢𝐥 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐬𝐩𝐢𝐤𝐚𝐭𝐮𝐫 𝐧ë 𝐩𝐨𝐞𝐳𝐢𝐧ë 𝐞 𝐭𝐢𝐣.
Nga 𝙴𝚍𝚒𝚝𝚒𝚘𝚗𝚜 𝙼𝙰𝚈𝙰 – 𝙿𝚊𝚛𝚒𝚜 – 𝙵𝚛𝚊𝚗𝚌ë Nga kjo mbështetje ju do të keni librin tuaj si dhe do të përmendeni në faqen e falënderimeve. Faleminderit paraprakisht të gjithëve për mbështetjen!