Shkrimtarja dhe përkthyesja Helena Kadare së fundmi në një intervistë televizive përveçëse ka folur për karrierën e saj ka treguar edhe jetën familjare me shkrimtarin Ismail Kadare dhe dy vajzat.
Mes të tjerash ajo zbuloi arsyen se përse bashkëshorti i saj nuk i ka dhuruar një unazë.
“Nuk më ka dhuruar sepse ne ishim një brez që e quanim veten shumë modern duke i përjashtuar këto zakone. Ishin ca zakone konservatore jashtë shijeve tona”, është shprehur Helena.