Gjiganti i teknologjisë Apple njoftoi të hënën një marrëveshje me kompaninë e inteligjencës artificiale OpenAI, sipas së cilës ChatGPT do të integrohet në produktet e Apple, duke përfshirë asistentin zanor Siri. Falë këtij partneriteti, përditësimet do t’u mundësojnë përdoruesve të pajisjeve iPhone dhe Mac të kenë qasje në ChatGPT. Versioni testues do të jetë i disponueshëm në vjeshtën e këtij viti. Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, tha se këto risi do t’i ngrenë produktet e kompanisë së tij në nivele të reja. Ai i bëri komentet teksa hapi Konferencën Botërore të Zhvilluesve në selinë e gjigantit të teknologjisë në Kaliforni.
Apple ka qenë nën presion për të përfshirë risi të inteligjencës artificiale në produktet e tij, pas rritjes së shpejtë që kanë pësuar rivalët e saj Mikrosoft dhe Google, të cilët e kanë miratuar këtë teknologji, por drejtuesit e saj theksuan se masat mbrojtëse të privatësisë janë integruar në Apple Intelligence për ta bërë asistentin e saj dixhital Siri dhe produktet e saj më inteligjente duke mos cenuar të dhënat dhe sigurinë e përdoruesve.