“Njeri i pakëndshëm”, prezantuesja amerikane rrëfen takimin me Jennifer Lopez: Duhet të ulet me këmbë në tokë

“Njeri i pakëndshëm”, prezantuesja amerikane rrëfen takimin me Jennifer Lopez: Duhet të ulet me këmbë në tokë

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez mesa duket nuk ka lënë përshtypje të mira në publik.

Së fundmi prezantuesja amerikane Meghan McCain në podcastin e saj foli për intervistën që kishte bërë me Lopez, duke e cilësuar këtë pervojë si të pakëndshme.

“Unë ndaj të njëjtat histori negative si gjithë bota. Ajo është një person shumë i pakëndshëm. Ajo kishte ekipin më të madh që kam parë ndonjëherë. Më shumë se presidenti. Thjesht nuk e kuptoj pse ishte e nevojshme. Unë isha prezantuese në ‘The Vieë’, ajo nuk ishte e mirë. Ajo duhet të qëndrojë me këmbë në tokë” tha ajo.

Disa javë më parë xhiron e rrjetit e bëri një video, ku stjuardesa greke e avionit në të cilin këngëtarja po udhëtonte drejt Dubait tha se Jennifer ka treguar një sjellje jo të mirë ndaj punonjësve.

Vajza në fjalë u shpreh se aktorja ka qëndruar disa orë duke zgjedhur rrobat që i pëlqenin për të veshur dhe për këtë arsye stafi u largua 45 minuta me vonesë nga avioni.