Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, Tina Kunakey, Rosie Huntington-Whiteley dhe Adèle Exarchopoulos ishin disa prej personazheve të njohur që morën pjesë në sfilatën e Jacquemus ‘La Casa’, e cila festoi 15-vjetorin e saj.
28-vjeçarja kishte zgjedhur që për këtë ngjarje të vishte një një fustan të gjatë gjysmë të tejdukshëm me kurriz të hapur ngjyrë blu.
Fustani i saj është nga koleksioni i fundit i Jacquemus, që së fundmi ka hapur një butik në ishullin Capri, ku dhe u zhvillua sfilata e modës vjeshtë/dimër 2024.
