Durrsakët këndojnë hitet e Michael Jackson! Një koncert fantastik me orkestren simfonike dhe vokalistët italiane!

Durrsakët këndojnë hitet e Michael Jackson! Një koncert fantastik me orkestren simfonike dhe vokalistët italiane!

Në shëtitoren “Taulantia” të Durrësit u mbajt koncerti vokal simfonik, homazh për Michael Jackson.  Qytetarë dhe turistë, fëmijë e të rritur ndoqën këtë event muzikor nga Orkestra Simfonike e Teatrit të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor si dhe vokalistët italianë, Clarissa Vichi dhe Mattis Sciascia.

Shfaqja u drejtua nga dirigjenti i famshëm italian Roberto Molinelli, gjeniu që përpiqet të ndërtojë një dialog midis zhanreve dhe stileve të ndryshme të muzikës.

Orkestra Simfonike e Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe vokalistët italianë, Clarissa Vichi dhe Mattia Sciascia, interpretuan hitet e Michael Jackson nga “Thriller”, “Beat it”, “Heal the World” e deri te “Billie Jean”.

Që prej 31 majit qyteti i Durrësit ka hapur sezonin turistik i cili këtë vit parashikohet të jetë ndër më të suksesshmit, pasi priten 1.5 milion vizitorë, ndërkohë që Bashkia Durrës në bashkëpunim me institucionet e kulturorës do të organizojne disa evente gjatë verës.

https://www.facebook.com/reel/471296111977702