UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kroacisë për gjestet e tifozëve në Euro 2024.
Kroacia luajti ndaj Shqipërisë të mërkurën e kësaj jave, ndeshje kjo që u mbyll me rezultatin 2-2. Në tribuna, tifozët kroat ndezën mjete piroteknike dhe hodhën sende në fushë. Kjo ka bërë që UEFA t’i dënojë ata me 28 mijë euro.
Kujtojmë që një dënim i tillë pritet edhe ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe futbollistit Mirlind Daku, i cili bëri fyrje për serbët dhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut.
Problematike është paraqitur situata me tifozët e vendeve ballkanike, teksa më herët FSHF u dënua me më shumë se 37 mijë euro për sjelljen e tifozëve në ndeshjen hapëse kundër Italisë.
Po ashtu, edhe Federata e Kosovës ka bërë ankesë në UEFA për thirrjet nacionaliste të serbëve kundër Dardanëve.