Ndërron jetë aktori i filmit “Piratët e Karaibeve”

Ndërron jetë aktori i filmit “Piratët e Karaibeve”

Aktori që mori pjesë në filmin “Piratët e Karaibeve” Tamayo Perry 49-vjeç, ka ndërruar jetë pas një sulmi nga peshkaqenët një ditë më parë.

Prrey i cili ishte dhe një sërfist profesionist u sulmua nga peshkaqeni teksa ka qenë duke bërë not në ishullin Oahu në Hawaii. Ngjarja rreth orës 13:00 me orën lokale.

Ishte një telefonues që raportoi ngjarjen te autoritetet, duke thënë se kishte parë një burrë që ishte sulmuar nga peshkaqeni. Sipas ‘AP’ rojet bregdetare e nxorën 49-vjeçarin në breg të detit ku shërbimet e urgjencës i dhanë ndihmën e parë, por nuk mundën ta shpëtonin.

Tamayo Prrey ka pasur një rol të vogël në pjesën e katërt të ‘Piratëve të Karaibeve’, ndërkohë që prej korrikut të vitit 2016 kishte punuar si roje shpëtimi në plazh.

Sipas ‘Sky News’, pas kësaj ngjarje autoritetet ngritën një paralajmërim për pushuesit e tjerë që të jenë të kujdesshëm nga sulmet e peshkaqenëve kur futen në ujë.