Me 24 vota pro dhe 12 vota kundër Këshilli Bashkiak Durrës miratoi projekt vendimin për zonat e administrimit të parkimeve me pagesë në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit.
Pavarësisht votave kundër të këshilltarëve të opozitës, propozimi i bërë nga bashkia për ndarjen e qytetit në dy zona të administrimit të parkimeve A&B u aprovua.
Këshilltarët e djathtë propozuan përgjysmime të tarifave të parkimit, por edhe të abonesë vjetore, ndërkohë për këshilltarët e majtë pavarësisht se nisma nuk zgjidh përfundimisht problematikën e parkimeve në qytet është një hap i parë për t’i dhënë zgjidhje në të ardhmen problemit.
Brenda këtij viti, Durrësi pritet të ketë 400 vende të reja parkimi në parkimin e parë publik me kate që po ndërtohet tek Stacioni i Trenit, ndërkohë bashkia po punon për të përfituar një investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për unazën e qytetit.
Tarifat e propozuara për parkimin në rrugë me pagesë për zonën A do të jetë 100 lekë/ora dhe për zonën B do të jetë 40 lekë/ora.
Zona A: Përfshin vendndodhjet me ngarkesën më të madhe me ndërveprime intensive tregtare, financiare, institucionale apo sociale.
Rrugët e destinuara për parkim me pagesë që përfshihën në zonën A, janë:
Rruga “Taulantia”
Rruga e “Currilave”
Bulevardi “Epidamn”
Bulevardi “Dyrrah”
Rruga “Egnatia”
Rruga “Mars 91”
Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 1)
Rruga e “Dëshmorëve”
Rruga “Adria”
Rruga “Pavarsia”
Rruga “Hafiz Ali Pogdorica”
Zona B: Përfshin zonat ku mbizotërojnë shkëmbimet tregtare, financiare, institucionale, me intensitet mesatar.
Rrugët e destinuara për parkim me pagesë që do të përfshihën në zonën B janë:
Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 2)
Rruga “Mujo Ulqinaku”
Rruga “Stefan Kaculini”
Rruga “Glaukia”
Rruga “Hysen Kërtusha”
Pagesat për parkim do të aplikohen në fashën orare si më poshtë:
Gjatë periudhës nga data 1 qershor deri 30 shtator ora: 08.00-20.00, e hënë – e djelë
Gjate periudhës nga data 1 tetor deri 31 maj ora: 08.00-16.00, e hënë – e premte
Jashtë fashës së orarit/ditëve të sipërcituara parkimi në rrugët e zonës A dhe B do të jetë pa pagesë përfshirë dhe rezidentët.
Sheshet ku parkimi do të bëhet me pagesë:
Sheshi prane Bar Portofino.
Sheshet në rrugën “Mars 91” Durrës (dy sheshe).
Sheshi ndodhur poshtë Urës së Dajlanit.
Sheshi “Jorgji Ziu” tek Mauzoleumi i Dëshmorëve.
Sheshi në territorin e brendshëm të Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”.
Sheshi pranë tregut industrial, në rrugën “Hysen Myshketa”
Sheshi Vollga pranë Autoritetit Portual Durrës.