Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry ka mbërritur në Paris për Javën e Modës. Mirëpo ajo që habiti fansat ishte fustani që kishte zgjedhur që të vishte.
Me ngjyrë të kuqe fustani i saj ‘Balenciaga’ kishte një bisht rreth 200 metra, ndërsa ajo që ra në sy ishin shkrimet në të.
“Është bota e një gruaje dhe ju jeni me fat që jetoni në të / Seksi, me vetëbesim / Kaq inteligjente / Ajo është e dërguar nga qielli / Kaq e butë, kaq e fortë,” fillon dhe mbaron, “Zjarr në sytë e saj / hyjnore femërore / Ajo ka lindur për të shkëlqyer.”- ishin këto disa fragmente nga teksti i këngës së saj më të re Woman’s World”, e cila do të publikohet më 11 korrik.