Shtëpia e Pashko Vasës do të restaurohet – DRTK Shkodër, projekti është në fazën e shqyrtimit

Shtëpia e Pashko Vasës do të restaurohet – DRTK Shkodër, projekti është në fazën e shqyrtimit

Shtëpia e Pashko Vasës, një ndër objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shkodër, pritet ti nënshtrohet resaturimit. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka gati projektin për restaurim i cili momentalisht është në një fazë shqyrtimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. E veçanta e kësaj shtëpie mbi 300-vjeçare është se ajo vazhdon ende të banohet sot e kësaj dite nga familjarët e patriotit shkodran.

“Është në një fazë shqyrtimi, projekti i ndërhyrjes së plotë për sa i përket kësaj ndërtesë, i cili konsiston jo vetëm në ndërhyrjet për të ndaluar degradimin e mëtejshëm të objektit”, u shpreh Besara Podgorica, Drejtore e DRTK Shkodër.

Ndërkohë DRTK Shkodër ka evidentuar një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, që janë pjesë e listës së riskut, siç është edhe Muzeu “Oso Kuka”, i cili shumë shpejt sipas drejtores Podgorica pritet ti nënshtrohet restaurimit të plotë.

“Specialiste e Drejtorisë DRTK Shkodër janë në proces hartim i të një sërë  objektesh të cilat janë objekte risku”, tha Podgorica.

Edhe disa objekte kulti që përfshihen në hartën e trashëgimisë kulturore të rajonit Shkodër – Lezhë – Kukës, por edhe te tjera, janë përfshirë këtë vit në projektin restaurues të Ministrisë së Kulturës dhe Ekonomisë.