Ndërkohë që dy Gardianët e Trashëgimisë sonë Kulturore dhe Natyrore janë në Paris për të garantuar se Parku Kombëtar i Butrintit do të jetë i sigurtë nga ndertimet, mund ti them të dy gardianëve se ”as we speak” sicc thuhet
në anglisht, ka filluar ndërtimi i Plazhit numër 2 të një prej ndërtuesve brenda zonës së mbrojtur së Butrintit.
Plazhi numër 1 i cili u krye me bekimin e Guardianës numër 1 znj Kumbaro prishi jo vetëm relieven shkëmbor ( ndaluar kjo me ligj) brenda një zone të Shpallur Pasuri Botërore por shkatërroi edhe mjedisn e Makies Mediterane ( një bimësi unikale endemike) të cilën vetë Gardiani numër 2 dmth Z. Gonxhe ka bashkëpunuar me mua dhe Fondacionin Butrinti për ta ruajtur nga ndërtimet që kishte planifikuar Qeveria Berisha 1.
Tashmë në të njejtën tavolinë me Unesco-s në Paris për të folur për standarte dhe kritere janë ulur Gardiania numër 1 e pasurive tona natyrore që ishte “kumbara” e “Pickës së Vogël” hequr nga zona e mbrojtur e Butrintit me Gardianin numër 2, dmth Z Gonxhe, që punoi dikur për të mbrojtur vijën bregdetare të Butrintit (e cila po shpartallohet) dhe bimësinë endemike
Makia Mediterane sëbashku me ish Drejtorin e Monumenteve të Qeverisë së Saliut 2 që punoi për të kaluar Ligjin për dhënien me qira biznesit të Pasurive tona Kulturore. Go and figure please.