Sipas CENS-2023, në fund të shtatorit të vjetshëm ishin me banim stabël këtu rreth 2.4 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë plot 4.6 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 2.2 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit.
Duke bërë të njëjtin krahasim nga tetori 2011 (kur u krye CENS-2011), rezulton se ishin me banim stabël këtu rreth 2.8 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë pothuaj 4.3 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 1.5 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit.
Duke bërë të njëjtin krahasim nga tetori 2001 (kur u krye CENS-2001), rezulton se ishin me banim stabël këtu rreth 3 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë pothuaj 4 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 1 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit.
Duke përmbledhur sa më sipër, konstatohet një kurbë në rritje e shtetasve me banim jashtë Shqipërisë, nga 1 milion më 2001 në 2.2 milionë më 2023 (shihni grafikun më poshtë).
SHËNIM: Numrat janë rrumbullakosur për lehtësi të prezantimit grafik
Në çdo qark kishte në fund të shtatorit më shumë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile se sa ishin banues stabël. Më i theksuar ky fenomen ishte në qarqet Vlorë (vetëm 37.2% banonin stabël në këtë qark), Gjirokastër (42%), Lezhë (43.6%), Shkodër (44.5%), Fier (47.1) e Durrës (48%). Qarqet më të mëdha si për popullsi të regjistruar në gjendjen civile edhe për popullsi banuese janë Tirana dhe Fieri (shihni tabelën më poshtë)
SHËNIM: Numrat e shtetasve të regjistruar në Gjendjen Civile të secilit qar janë rrumbullakosur për lehtësi prezantimi në tabelë