Qeveria ka rritur dhe pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
Për natyrë të veçantë pune u jepet një shtesë mbi pagën bazë mujore të klasës përkatëse, konkretisht:
Punonjësve të sektorit të teknikës së shtypshkrimit në Qendrën e Botimeve Zyrtare, në masën 14 000 lekë në muaj;
Punonjësve shpëtues të sektorit të emergjencave dhe shpëtimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në masën 9 000 lekë në muaj;
punonjësve të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, në masën 9 000 lekë në muaj;
Punonjësve në pozicionin “shofer-mekanik” në Qendrën e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, në masën 9 000 lekë në muaj;
Punonjësve, të cilët punojnë në shërbimet e shëndetit mendor e që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët me probleme të shëndetit mendor, në masën 9 000 lekë në muaj. Ministri përgjegjës për çështjet e shëndetësisë përcakton vendet e punës, që përfitojnë këtë shtesë me miratimin e strukturave të institucioneve shëndetësore përkatëse.
Punonjësve, të cilët punojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të dënuarit, në masën 9 000 lekë në muaj.
Kjo shtesë aplikohet pas miratimit të strukturave të institucioneve të ekzekutimit të veprave penale përkatëse, sipas propozimit të ministrit përgjegjës për çështjet e drejtësisë
Punonjësve në pozicionin “shofer” në urgjencën e spitaleve, në masën 14 000 lekë në muaj;
Punonjësve në pozicionin “rojë mjedisore” në administratat e zonave të mbrojtura, në masën 8 000 lekë në muaj;
Punonjësve në pozicionet “përgjegjës (shërbimi i ushqimit dhe restorantit)”, “kuzhinier”, “administrues hoteli” dhe “ndihmëskuzhinier” në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Durrës, në masën 9 000 lekë në muaj;
Punonjësve në pozicionet “laborant” dhe “teknik i mesëm aparaturash” në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në masën 19 000 lekë në muaj;
Punonjësve në pozicionin “punëtor mirëmbajtjeje (krematoriumi)” në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në masën 14 000 lekë në muaj;
Punonjësve në pozicionet “mjeshtër ndriçimi/fonie” dhe “mjeshtër rrobaqepës” në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në masën 24 000 lekë në muaj;
Punonjësve në pozicionet “mjeshtër skene”, “mjeshtër parukier-grimier”, “mjeshtër garderobier”, “mjeshtër marangoz”, “mjeshtër këpucar”, “ndihmësmjeshtër grimier”, “mjeshtër dekori”, “mjeshtër rekuizite” “ndihmësmjeshtër rrobaqepës”, “ndihmësmjeshtër rekuizitier”, “ndihmësmjeshtër dekorator”, “ndihmësmjeshtër këpucar”, “ndihmësmjeshtër marangoz”, “ndihmësmjeshtër i mekanikës skenike”, “ndihmësmjeshtër parukier-grimier” dhe “ndihmësmjeshtër gardërobier”, në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në masën 14 000 lekë në muaj;
Punonjësve në pozicionet “mjeshtër ndriçimi/fonie” në Teatrin Kombëtar, në masën 24 000 lekë në muaj;
Punonjësve në pozicionet “mjeshtër skene”, “mjeshtër parukier-grimier”, “mjeshtër garderobier”, “mjeshtër marangoz”, “mjeshtër këpucar”, “mjeshtër dekori”, “mjeshtër rekuizite” “ndihmësmjeshtër grimier”, “ndihmësmjeshtër ndriçim/fonie”, “ndihmësmjeshtër rekuizitier”, “ndihmësmjeshtër dekorator”, “ndihmësmjeshtër këpucar”, “ndihmësmjeshtër marangozerie”, “ndihmësmjeshtër i mekanikës skenike”, në Teatrin Kombëtar, në masën 14 000 lekë në muaj;
Punonjësit në pozicionin “magazinier”, në Kryeministri në masën 23 000 lekë në muaj;
Punonjësit e tjerë mbështetës dhe punonjësit e tjerë të specialiteteve të ndryshme në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës dhe në institucionet e pavarura në nivel qendror, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj;
Punonjësit mbështetës dhe punonjësit e tjerë të specialiteteve të ndryshme, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, që nuk përfshihen në shkronjat “a” deri në “ll”, të kësaj pike, në masën 4 000 (katër mijë) lekë në muaj.”.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2024, përballohen nga buxheti i miratuar dhe fondi i kontingjencës për rritjen e pagave, sipas përcaktimeve në ligjin nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 korrik 2024.