Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, 88 vjeç, autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës, vdiq sot në mëngjes.
Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë nuk është vetëm humbje e madhe e për letërsinë shqiptare dhe vendin tone. Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje dhe artikuj shkrimtarit shqiptar, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel.
“Le Monde” e ka krahasuar Kadarenë me George Orwell ose Franz Kafka, i cili përdori metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Enver Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985.
“Ismail Kadare: Një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë” është ky titulli i “France 24”. Romancieri Ismail Kadare – përdori stilolapsin e tij si një armë vjedhurazi për t’i mbijetuar diktatorit komunist paranojak të Shqipërisë Enver Hoxha”, thuhet në artikull.
‘Washington Post’ në shkrim përmend se vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin ‘Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit” gjatë një vizite në kryeqytetin shqiptar. Franca e kishte bërë më parë edhe bashkëpunëtor të huaj të Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike, si dhe Komandant të Legjionit të Nderit.
Ndërron jetë romancieri shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare”, ky ishte titulli i Associated Press,.
“Ndahet nga jeta gjiganti i letërsisë shqipe”, kështu nis shkrimin “The Guardian”. Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar që eksploroi historinë dhe kulturën e Ballkanit në poezi dhe letërsi artistike për më shumë se 60 vjet shkruan prestigjozja britanike.
Me veprën e tij, e cila ka shënuar rekord përkthimesh në më shumë se 45 gjuhë të huaja, ai bëri të njohur në botë Shqipërinë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.
“Me romanet e tij luftoi regjimin komunist në Shqipëri,” shkruan La Repubblica. Shkrimtar, poet, eseist, gjatë regjimit komunist ka qenë deputet për 12 vjet, por ishte botimi i romanit të tij të parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” , që e bëri atë figurën dominuese letrare në Shqipëri dhe i dha famë ndërkombëtare, shkruan gazeta e vendit fqinj.
Reaguan dhe Zyra e BE-së në Tiranë, në një reagim në Facebook, përmend faktin se Ismail Kadare ishte një zë i fuqishëm letrar që tejkaloi Evropën,
“Lajm i trishtë nga Tirana sot. Ismail Kadare, një kolos i letrave dhe zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë”, thuhet në postim.
Ambasada e SHBA në Tiranë shkruan “Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan ambasada.
SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.
Më poshtë janë një pjesë e mediave të njohura ndërkombëtare që shkruajtën sot për Ismail Kadarenë.