Ditën e sotme do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88 vjeçare.
Siç bëhet me dije homazhet publike do të nisin në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Më pas në orën 11:30 do të nis ceremonia shtetërore e Lamtumirës, ndërsa në orën 12:30 do të nis kortezhi për përcjelljen e Kadares drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës.
