Metila Dervishi sjell klipin e ri me tinguj festiv veror për femijë

Metila Dervishi sjell klipin e ri me tinguj festiv veror për femijë

Metila Dervishi sjell klipin e ri me tinguj festiv veror për femijë, të titulluar ‘Imagjinatë’. Në ambientet e mrekullueshme të Zoo Park Tirana, fëmijë të talentuar të kryeqytetit përkatësisht, O’Drit, Ekjana, Livia, Maral, Sia, Lea, Alisa,Adea, Emma, Zoi, kanë sjellë për bashkëmoshatarët e tyre një klip modern dhe tepër ritmik, të cilin ju ftojme t’a shijoni.

Organizimi artistik: Metila Dervishi
Teksti& muzika: Metila Dervishi
Orkestrimi e mix-master: Ylli Ramzoti
Video: G& L Production

Teskti:

Ne dhomen time un jam
Dicka ne mendje e kam
Ne raftin e librave rremoj
Nje tekst te harruar kerkoj
A e dini pse??

Hey, hey, hey,hey

Sonte do kendoj
Dhe te ftoj te vish me mua
Te imagjinojme
Boten ngjyra plot e dua

Qytetin n’e t’a zgjojme
Ritem, ritem, ritem,
kudo te krijojme
Daullet te bucasin
1,2,3 te brohorasim

Bashke un e ti
Te shijojme k’te melodi
Bateria fort godet
Zemrat tona i troket.

Skenen ngjit edhe ti
Te shijojme k’te fantazi
Ja orkestra n’a therret
Sot kjo dite n’a perket

Nga zyrat babi, mami dilni
Qe te gjithe ju te n’a shihni

A s’po dukemi sot si star
Qe verbojme tere boten mbare
Hey, shkelqe me mua
Thuaj fort
Muziken e dua

Duart lart i ngrini
Te jehoj kudo gezimi

Ref.
Bashke un e ti
Te shijojme k’te melodi
Bateria fort godet
Zemrat tona i troket.

Skenen ngjit edhe ti
Te shijojme k’te fantazi
Ja orkestra n’a therret
Sot kjo dite n’a perket

Tok, tok ( Trokitje dere)
Ua, erdhi mami, s’kam mbaruar akoma detyrat!