Imazhi i transformuar i Shqipërisë në turizëm dhe promovimi periodik i saj në mediat ndërkombëtare, në mesin e miliona turistëve, po josh edhe personalitete botërore të artit dhe jo vetëm.
Së fundmi, vendi ynë është vizituar nga regjisori i famshëm Oliver Stone, i cili ka zgjedhur të pushojë në plazhet e jugut.
Stone është fotografuar brenda ambienteve të një lokali në Jalë, ku duket nën shoqërinë e një zonje.
Regjisor i njohur, producent dhe skenarist amerikan, gjatë karrierës së tij ka marrë vlerësime të shumta, duke përfshirë katër çmime “Oscar”, një çmim “BAFTA”, një çmim “Emmy Primetime” dhe pesë çmime “Golden Globe”.