Osteoartriti është çrregullimi më i zakonshëm i kyçeve që zakonisht prek njerëzit mbi 40 vjeç dhe në një farë mase shumicën e atyre mbi 80 vjeç.
Miliona njerëz në botë janë diagnostikuar me këtë gjendje degjenerative, dhe në fakt, ajo konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të dhimbjes dhe paaftësisë në popullatën e rritur.
Si të lehtësoni dhimbjet e kyçeve
Një nga sfidat kryesore për pacientët me osteoartrit është menaxhimi i dhimbjeve të kyçeve.
Terapia fizike, mund të forcojë muskujt përreth nyjeve të prekura, duke optimizuar lëvizshmërinë dhe duke lehtësuar dhimbjen.
Kryerja e terapive me nxehtësi dhe të ftohtë, të cilat zakonisht rekomandohen nga specialistët, që konsistojnë në aplikimin e nxehtësisë në nyje për të luftuar ngurtësinë dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë, pastaj të ftohtë për të ndihmuar në uljen e inflamacionit dhe dhimbjes akute.
Kjo sëmundje zakonisht shfaqet me plakjen dhe ka edhe metoda që parandalojnë shfaqjen e saj ose vonojnë përparimin e saj. Një prej tyre është mbajtja e një peshe të shëndetshme, pasi mbipesha rrit ngarkesën në nyje.
Një dietë e ekuilibruar që përfshin ushqime të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore omega-3 mund të ketë efekte anti-inflamatore, ndërsa praktikimi i aktiviteteve me ndikim të ulët si ecja, noti ose çiklizmi mund të parandalojë konsumimin e tepërt të kyçeve.