Atlete Apple ‘ultra të rralla’ në shitje për 50,000 dollarë

Atlete Apple ‘ultra të rralla’ në shitje për 50,000 dollarë

Kur mendoni për Apple, gjëja e parë që të vjen në mëndje është diçka që lidhet me teknologjinë revolucionare dhe jo një palë atlete. Por një palë atlete Apple “ultra-rralla” tani po shiten nga ankandi Sotheby’s për 50,000 dollarë, duke pasur çmimin më të lartë se çdo produkt aktual që shitet nga Apple. Të kompletuara me logon ylber të Apple në gjuhë dhe në anë, atletet e bardha ishin bërë me porosi për punonjësit e kompanisë, si një dhuratë në një Konferencë Kombëtare të Shitjeve në mesin e viteve 1990.

“Pa arritur kurrë tek publiku i gjerë, këto palë atlete të veçanta janë nga më të panjohurat që ekzistojnë”,- tha Sotheby’s në katalogun e saj.

Edhe pse prodhimi i atleteve është i pazakontë për Apple, në vitin 1986, marka e teknologjisë së lartë prodhoi ​​një gamë veshjesh dhe aksesorësh të quajtur “Koleksioni i Apple”, të cilat u shfaqën në çadra, çanta, çelësa, të gjitha të zbukuruara me logon ylber të Apple, sipas një katalogu të botuar atë vit. Vitin e kaluar, 22,000 njerëz blenë këmisha Apple nga kompania.

Këto njiheshin si “produkte të etiketës së bardhë” – të prodhuara nga një kompani e palës së tretë si Lamy, Honda ose Braun, por shiteshin nga Apple duke përdorur markën dhe logon e saj.

“Atletet e madhësisë 10.5 janë të reja në kutinë e tyre dhe vijnë me një palë lidhëse të kuqe”,- tha Sotherby’s. Por ato tregojnë disa shenja vjetërimi, duke përfshirë zverdhjen rreth shputave të mesme dhe ngjitësit, si dhe shenja të lehta në kurrizin mbi gishtat.

Kjo palë atlete nuk është produkti i parë vintage i Apple që është shitur për një shumë marramendëse.

Një iPhone i edicionit të parë të vitit 2007 u shit për më shumë se 190,000 dollarë në ankand muajin e kaluar, duke tejkaluar shumë vlerësimin e ankandit, ndërsa një palë sandale të vjetra Birkenstock në pronësi dhe të veshura nga bashkëthemeluesi i ndjerë i Apple, Steve Jobs, arritën në 200,000 dollarë në një ankand në nëntor 2022. CNN