Sot është dita boterore e Shërbimit të Park Rangers. Publiku shqiptar duhet të dijë se plot 24 vjet më parë me krijimin e Parkut Kombëtar të Butrintit u krijua edhe Shërbimi i Park Ranger. Një ekip djemsh nga zona e fshatrave përqark Butrintit përfshirë edhe fshatin me malësore të ardhur nga Veriu, Shëndelli, u përzgjodhën për këtë shërbim të parë në Shqipëri. Me mbështetjen e një granti të Bankës Botërore, ky ekip prej 6 Rangers u trajnuan nga Federata Boterorë e Park Rangers si dhe u pajisen me uniformë, mjete dalluese radio dhe automjet. Trajnimit të tyre në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e Parkut të Butrintit, ju shtua edhe trajnimi bazik në gjuhën angleze ku Rangers kishin mundësi të shoqëronin edhe vizitorë të huaj në territorin e gjerë të Parkut. Pranija e Park Rangers solli një cilësi të dukshme në ruajtjen e monumenteve dhe bio diversitetit të Parkut duke ulur ndjeshëm gjuetinë ilegale në Park, djegien e kullotave, prerjen e pemëve për dru zjarri, gjuajtjen ilegale ne Liqenin e Butrintit si dhe sherbimin e ruajtjes në ambjentet e Qytetit Arkeologjik të Butrintit si dhe ne mirembajtjen e vizitoreve.
Pas ngritjes se ketij sherbimi te vecante ne Shqiperi qe ne vitin 2000, Parku Kombetar i Butrintit vendosi marredhenie me Sherbimin Kombetar te Parqeve Amerikane. Drejtoresha e Pergjithshme e ketij Sherbimi sebashku me dy drejtuesit e Parqeve më të njohur amerikane, Yellowstone National Park dhe Death Valley National Park, visituan Butrintin. Një ekip nga Butrinti u ftuan në Amerikë si dhe Parku Historik Fort Ticonderoga ofroi trajnime per stafin e Butrintit.
Ndihma e Sherbimit Amerikan te Parqeve Kombetare per Butrintin, krijoi mundesi te metejshme bashkëpunimi. Fondi privat i familjes Presidenciale Coolidge, financoi krijimin e nje ekipi te dyte të “Park Rangers” për të mbrojtur Qytetin Antik të Finiqit. Të dy ekipet e Butrintit dhe Finiqit ishin te para sherbime ne Shqiperi te Park Rangers të cilat sollën një metodë dhe forme të re të manaxhimit në ruatjen e Trashegimise Kulturore dhe Natyrore te Shqiperise. Shtimi i vizitoreve ne keto qendra solli edhe mundesine e vet financimit te ketyre dy qendrave arkeologjike per Sherbimin e ruajtjes se tyre. Fatkeqesisht, me nje urdher absurd nga ish Ministri i Kultures ne Qeverine e Berishes II, Sherbimi i Ruajtjes se Qendres Arkeologjike te Butrintit i kaloi nje firme private duke mbyllur nje eksperience shume pozitive me rezultate ne terren dhe te mbeshtetur nga Sherbimi i Parqeve Amerikane. Fatkeqesisht ende sot vendimi i Qeverisë Berisha II për të mbyllur Sherbimin e Park Rangers ne Butrint dhe Finiq, nuk eshte shfuqizuar. Ringritja e ketej Sherbimi te rendesishem i premtuar nga Foltorja e Partise Socialiste perpara zgjedhjeve te 2013 nuk eshte bere ende e mundur dhe sistemi i Trashëgimisë Kulturore nuk ka një model ekselent të ruajtjes dhe të angazhimit me komunitetin perqark sipas modelit amerikan te “National Park Service”.
Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Park Rangers do ti kujtoja Ministrit Gonxhe se ka qenë edhe ai një nga zyrtarët e Ministrise së Kulturës që ka mbeshtetur krijimin e Shërbimit të Park Rangers në Butrint dhe Finiq. Duke kujtuar ato kohë dhe rezultatin qe u arrit ne terren ndoshta do te mundet te iniciojë rikthimin e ketij Sherbimi aq te domosdoshem per Trashegimine Kulturore dhe Natyrore Shqiptare.