Shndrite n’Shirokë’, nis edicioni i parë i festivalit të dritave

Shndrite n’Shirokë’, nis edicioni i parë i festivalit të dritave

Ka nisur sot edicioni i parë i festivalit të dritave ‘Shndrite n’Shirokë’.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se sot dhe nesër, do të jenë dy ditë plot aktivitet në Shirokën e bukur, të pakrahasueshmen e Shkodrës e cila mirëpret edicionin e parë të LightsFest, festivalit i cili plotëson çdo dëshirë.

“Me artistë, panaire, kulinari, sporte ujore, paradë motoçikletash dhe argëtim për fëmijët, mos mungo në Shirokë më 17 dhe 18 gusht për Festivalin e Dritave”, shkruan Rama.

Investimet e viteve të fundit kanë ndryshuar totalisht pamjen e Shirokës, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe molin për varkat lundruese.