Fatjon Resulaj Në një rrugëtim për të zbuluar sekretet e marketingut të Brandeve Globale

Fatjon Resulaj Në një rrugëtim për të zbuluar sekretet e marketingut të Brandeve Globale

Së fundmi pata kënaqësinë të ulem me Fatjonin për një interviste të shkurtër. Ai është themeluesi i agjensisë së marketingut Avantgarde-Marketing. Fatjoni ka punuar me më shumë se 300 biznese nga e gjithë bota duke i ndihmuar këto biznese të eskalojnë përfitimet e tyre eksponencialisht. Ai e filloi rrugëtimin e tij në fushën e marketingut digjital duke punuar si freelancer në platforma të mirënjohura ndërkombëtare duke numëruar më shumë se 200 review me 5 yje. Kjo performancë mundësoi që shërbimi i tij të përzgjidhej për t’u reklamuar shpesh herë në fushatat promocionale të këtyre platformave.


Me një eksperiencë të suportuar nga një portofol i gjerë kualifikimesh si: Google Ads Search Certification, Google Ads Display Certification, Google Ads Video Certification, Google Ads Measurements Certification, Google Ads Apps Certification, AI-Powered Shopping Ads Certification, Meta Measurement Specialist, Fatjoni do të na tregojë sot pak më shumë rreth rrugëtimit të tij për të zbuluar sekretet e marketingut të brandeve më të famshme që ne njohim sot.

Aldo Mustafa: Fatjon, çfarë ofron kompania juaj me saktësi?


Fatjon Resulaj: Avantgarde-Marketing është një agjenci marketingu digjital e cila ndihmon sipërmarrësit dhe bizneset të cilat ofrojnë shërbime ose produkte me çmime të larta, të rrisin fitimet e tyre mujore në 6-7 shifra nëpërmjet metodave dhe strategjive më të fundit në fushën e marketingut digjital dhe inteligjencës artificiale. Ne punojmë gjithashtu me Brande Fashioni Luksoze si dhe çdo biznes i cili posedon ekspertizën e nevojshme për të ofruar përmbajtje me kualitet të lartë si dhe një vizion për t’u rritur në industrinë në të cilën operon.

Aldo Mustafa: Si e zgjodhe marketigun digjital dhe çfarë të motivoi ty që të merrje këtë rrugëtim për të zbuluar sekrektet e marketingut të Brandeve më të mëdha që ne njohim sot?

Fatjon Resulaj: Unë u përfshiva në marketingun digjital në vitin 2018 kur m’u desh të hiqja dorë nga puna ime si trajner fitnesi për shkak të një dëmtimi fizik.


Në fakt, përkrah me pasionin tim për fitnesin kam pasur gjithnjë kuriozitet se si individë si Steve Jobs, Phil Knight arritën të ndërtonin brande kaq të mirënjohura si Apple, Nike etj. Duke qenë se nuk mund të vazhdoja një karrierë në fushën e fitnesit, një ditë e gjeta veten duke kërkuar në google: “Si të bësh para online?”.


Klikova në reklamën e parë që më doli në google e cila rezultoi të ishte nje program affiliate marketing. Ky program kishte për qëllim të ndërtonte një listë me emaile të personave të cilët ishin të interesuar për të gjeneruar të ardhura online. Pasi i plotesova të gjithë hapat e nevojshëm dhe aktivizova fushatën, nuk arrita të gjeneroj asnjë email.


Diçka që në dukje ishte aq e thjeshtë, në fakt rezultoi të ishte shumë më e komplikuar. Në atë moment kuptova se më duhet të bëja një kërkim më të thellë për të zbuluar sekretet që qëndrojnë pas bizneseve të cilat gjenerojnë miliona dollare duke aplikuar këto strategji në mënyrën e duhur.


Pa humbur kohë fillova të ndiqja trajnime si dhe te lexoja libra nga disa prej autorëve më të mirë në rang botëror në industrinë e marketingut. Kjo ishte një kthesë e madhe në jetën time pasi në këtë mënyrë fitova aftësi të avancuara në fushën e marketingut digjital, brandim dhe shitje.


Aftësia për të gjeneruar rezultate dhe për të ndihmuar bizneset për të rritur fitimet e tyre nëpërmjet marketingut online, më mundësoi që të kaloja nga ofrimi i menaxhimit të rrjeteve sociale në shërbime me komplekse të marketingut si dhe të lançoja agjensinë time.

Rezervo nje konsulte FALAS me Avantgarde Marketing

Aldo Mustafa: Cilat janë këshillat e tua për bizneset të cilat duan të rrisin shitjet e tyre online?

Fatjon Resulaj: Një nga gabimet më të shpeshta që bëjnë bizneset kur duan të rrisin shitjet e tyre online është se fushatat që ata lançojnë janë të fokusuara vetëm në gjenerimin e shitjeve.

Në fakt në çdo industri vetëm 2-3% e njerëzve janë në kërkim të një shërbimi apo produkti për të plotësuar nevojat e tyre në mënyrë të menjëhershme të cilët janë të gatshëm të blejnë prej këtyre fushatave që janë të fokusuara në gjenerimin e shitjeve direkte.

Pra duke promovuar vetëm mesazhe marketingu të cilat synojnë shitje direkte, këto biznese injorojnë pjesën tjetër të tregut e cila është e mbushur me blerës potencial të cilët kanë nevojë për pak më shumë informacion para se të vendosin të finalizojnë blerjen e tyre me një prej këtyre bizneseve.

Krijimi i materialeve të cilat kanë për qëllim informimin e audiencës së tyre është një prej metodave që Ne u sugjerojmë klientëve tanë të përfshijnë në strategjinë e tyre të marketingut pasi në këtë mënyrë ata jo vetëm gjenerojnë më shumë shitje, por përgjatë kohës ndërtojnë një brand me të qëndrueshëm në raport me konkurentët e tyre.

Kjo përqajse i mundëson këtyre bizneseve të dominojnë një përqindje më të madhe të tregut në të cilin ato operojnë.

Aldo Mustafa: Çfarë do të konsideroje si vlerat kryesore të Avantgarde-Marketing?

Fatjon Resulaj: Si vlerat tona themelore do të konsideroja aftësinë për të gjeneruar rezultate për klientët tanë si dhe qasja jonë për të punuar me bizneset e tyre sikur ato të ishin tonat. Fokusi ynë është që t’i përqëndrojmë energjitë tona në veprimtari të cilat kanë një impakt direkt në rritjen e të ardhurave në shitjet online të klientëve tanë me koston më të vogël të mundshme.

Ne e arrijmë këtë duke testuar vazhdimisht dhe duke përmirësuar rezultatet e fushatave që krijojmë për klientët tanë në mënyrë që çdo qindarkë në buxhetin e tyre të shpenzohet në mënyrë eficiente.

Aldo Mustafa: Çfarë e bën Avantgarde-Marketing ndryshe nga agjencitë e tjera të marketingut?

Fatjon Resulaj: Një nga gjërat që na veçon nga agjencitë e tjera të marketingut është se Ne nuk fshihemi pas metrikave si “Reach” apo “Impressions” kur prezantojmë rezultatet e fushatave tek klientët tanë.

Ne i fokusojmë energjitë tona në rritjen e të ardhurave nga shitjet online në mënyrë të vazhdueshme dhe të parashikueshme duke na mundësuar një transparencë me klientët tanë për shumën që ata investojnë me agjencinë tonë në raport me fitimin të cilin Ne synojmë të arrijmë me këto fushata.

Rezervo nje konsulte FALAS me Avantgarde Marketing

Aldo Mustafa: Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Fatjon Resulaj: Përveç qëllimit tim për t’a zgjeruar agjensinë time në një nivel global unë e di se disa biznese nuk mund t’a përballojnë të kontraktojnë një agjenci marketingu për të rritur biznesin e tyre online.

Dëshira ime është që së shpejti të krijoj një trajtnim i cili do t’u mundësojë sipërmarrësve të rinj të lançojnë dhe të rrisin biznesin e tyre me vetëbesim.

Përgjatë viteve të fundit kam pasur mundësinë të jem mentor i disa prej tyre personalisht.

Duke i parë ata të përparojnë, më kanë kujtuar hapat e mi të parë si sipërmarrës, sfida të cilat kam hasur gjatë rrugës si dhe sa e rëndësishme është që në këtë rrugëtim të suportohesh me informacionin dhe eksperiencën e duhur.

Unë besoj se në Botë ka shumë njerëz të cilët kanë dëshirë dhe pasion për të ndryshuar Botën kështu që synimi im është t’u ofroj atyre “mjetet” e nevojshme në mënyrë që ata t’u japin formë ëndrrave të tyre në realitet duke bërë diferencën në Botë.

Unë aspiroj të ndërtoj një komunitet me njerëz të cilët e duan inovacionin dhe kanë guximin për të sjelle ndryshim duke ndërtuar biznese të cilat janë të fokusuara tek konsumatori dhe jo tek dëshira e sipërmarrësve për t’u pasuruar.

Rezervo nje konsulte FALAS me Avantgarde Marketing