Deklaratat e fundit të aktorit Osman Azemi kanë shkaktuar polemika si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për sukseset e Kosovës, duke përmendur emra të njohur si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, dhe Xherdan Shaqiri.
Por, megjithatë Azemi nuk është ndalur me kaq. Kësaj here ai ka deklaruar se aktorët e Kosovës janë më të mirë, ndërsa ata të Shqipërisë janë duke mësuar.
“Po kanë thënë provo, pse jo. Baba im më ka thënë është treg i vogël ke për të pasur shumë stres në rrugë. Kemi ndryshim, kënga na lidh me Shqipërinë, por humori nuk na lidh. Duhet ta pranojmë” ka thënë Azemi.
Më tej aktori ka thënë se pavarësisht se Shqipëria spikat për emisione, Kosova ka serialet dhe filmat më të mirë.
“Ata kanë rregulla të tjera, adete të tjera, ne kemi adete të tjera. E shoh që ata janë të mirë kështu në emisione, të bëjnë spektakël si Big Brother, unë nuk e shikoj Big Brother, nuk jam infektuar, por unë mendoj se kemi seriale më të mira dhe me filmat, por edhe ata po mësojnë.
Janë të mirë, s’mund të them që nuk janë të mirë, por Kosova është më e mirë. Ata na shohin ne pak si krahinë”, shton ai.