Korça ka humbur një nga figurat më të njohura të artit. Kantautori i njohur, Gjergji Peleshi është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Kantautori i famshëm njihej në qytet për serenatat korçare dhe për pjesëmarrjen e tij prej shumë vitesh në korin “Lira”.
Gjergji Peleshi u rrit në një familje, e cila kishte një lidhje te ngushte me muzikën e serenatave dhe se bashke me vëllain e tij Ilkë Peleshin u kujdesën që ta trashëgonin këtë tradite. Gjithë jetën e tij Peleshi e kaloi duke kënduar dhe doli i falur magjinë e serenatave të tij qytetit të Korçës.