Këngëtaret Eiza González dhe Rita Ora bënë “xing” në tapetin e kuq të Emmy Awards 2024. González dhe Ora u veshën aksidentalisht pothuajse njësoj në tapetin e kuq me dy fustanet rozë pa rripa të Tamara Ralph për ngjarjen e së dielës.
Ndërsa González kishte veshur një fustan të mbuluar me temina nga koleksioni vjeshtë-dimër 2024/2025 i markës, Ora veshi një version saten nga linja vjeshtë-dimër 2023/2024 e po të njëjtës markë.
Të dy artistet gjithashtu kompletuan look-un e tyre me një pallto me pupla të gjata njyrë rozë.

