Rita Ora flet për raportin me bashkëshortin e saj Taika Waititi-n: Frymëzojmë njëri-tjetrin

Rita Ora flet për raportin me bashkëshortin e saj Taika Waititi-n: Frymëzojmë njëri-tjetrin

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka folur së fundmi për marrëdhënien me bashkëshortin, Taika Waititi-n. Çifti kanë qenë të hapur për fansat për jetën e tyre private, dhe shpesh herë ndajnë momente nga përditshmëria e tyre dhe momentet që kalojnë së bashku.

Gjatë after party-t pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, këngëtarja ka bërë edhe një koment të veçantë për të shoqin.

“Ne frymëzojmë njëri-tjetrin. Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide. Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr”, ka thënë ajo.

Sipas ‘People’, Rita ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur Waititin për nominimet e tij në kategorinë e serive komike për “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”. Këngëtarja dhe regjizori u martuan në gusht të viti 2022 në një ceremoni private.