Një kompani zhytje më bazë në Mbretërinë e Bashkuar synon të krijojë një habitat nënujore, ku do të jetojnë njerëzit për të bërë kërkime shkencore. DEEP, një kompani e teknologjisë oqeanike me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, synon të krijojë një habitat nënujor i quajtur sistemi Sentinel, i cili do t’i lejojë njerëzit të jetojnë dhe punojnë në një thellësi prej 200 metrash deri në një muaj.
Sistemi Sentinel përbëhet nga module të ndërlidhura dhe mund të përdoret për qëllime që variojnë nga mbledhja e të dhënave në lidhje me kiminë e oqeaneve deri tek gërmimi i anijeve historike. Habitati mund të konfigurohet në forma të ndryshme, duke e bërë të përshtatshme për jetesën e disa personave.
Kompania shpreson që habitatet e saj mund të katalizojnë një prani të përhershme njerëzore nën ujë, si një Stacion Hapësinor Ndërkombëtar.
Fillimisht kompania do të krijojë një habitat më të vogël si provë të parë, i përshtatshëm për 3 persona që mund të qëndrojnë aty deri në 1 javë. Kjo do të vihet në provë në fillim të 2025.
Sot, ekziston vetëm një laborator kërkimor nënujor operacional në botë, i drejtuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Floridës, i cili përdoret nga të gjithë, nga kërkuesit që studiojnë koralet deri tek astronautët e NASA-s që i nënshtrohen trajnimit mjedisor ekstrem. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Sentinel do të jetë gati në 2027 dhe këto habitate mund të vendosen anembanë botës./CNN