Laura Fetahu është shqiptarja që ka marrë vëmendjen pas performancës në “X Factor” në Itali. Fetahu zgjodhi të përfaqësohet me “Super Bass” ndërsa la pa fjalë jurinë e “X Factor” në vendin fqinj.
Me një performancë super energjike Laura përveç se shfaqi talentin e saj në këndim dhe rap gjithashtu tregoj se ka një prezencë skenike pasi arriti të merrte në kontroll një skenë të madhe teksa performonte plot pasion. Gjatë performancës, e cila është e paraqitur dhe në videon e mëposhtme, dëgjohet edhe një pjestare e jurisë e cila shprehet se ajo është shumë e mirë.
22-vjeçarja shqiptare jo vetëm tregoi talentin e saj në këngë dhe rap, por edhe tregoi një kontroll të jashtëzakonshëm në skenë. Laura Fetahu është një nga këngëtaret më të reja në tregun shqiptar. Ajo dhe familja e saj kanë udhëtuar drejt Italisë kur Laura ishte vetëm 6-muajshe.