Filmi i njohur shqiptar ‘Kapedani’ iu nënshtrua restaurimit në 4K.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ku jep detaje në lidhje me transmetimit të filmit këtë të martë.
“Edhe filmi ikonë “KAPEDANI” iu nënshtrua restaurimit në 4K, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat.
Pas premierës sot, në orën 19:00 në kinema Milenium ku biletat janë falas mund ta shihni edhe në www.aqshf.gov.al”, shkruan Rama në Facebook.
“Kapedani” mbetet një nga prodhimet më të mira të Kinostudios “Shqipëria e re”. Në një material rreth filmit, AQSHF shprehet se historia e luftëtarit me mustaqe të bardha Sulo, i cili niset nga fshati i tij për në kryeqytet për të zbuluar se pse grave u janë dhënë të njëjtat të drejta si burrat, zë ende vend të rëndësishëm në kujtesën kolektive të shqiptarëve dhe transmetohet rregullisht nga televizionet kombëtare.