Kungulli, vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore

Kungulli, vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore

Kungulli është një nga perimet më të dashura të vjeshtës.Atë mund ta konsumojmë si ëmbëlsirë, supë, sallatë, komposto apo edhe si zëvendësues për gjalpin nëse e përdorni në formë pureje për gatimet me pjekje.

Kungulli përmban kalium që ka një ndikim pozitiv në tensionin e gjakut. Antioksidantët tek kungulli munden të parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe të përmirësojnë shikimin.

Por cilat janë përfiutimet shëndetësore që vijnë nga përfitimi i kungullit?

Shëndeti i syve dhe sistemi imunitar
Kungulli është i mirë për sytë dhe për sistemin imunitar sepse është i pasur me vitaminë A. Një racion i vetëm me kungull ofron 200 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij ushqyesi kaq të dobishëm për organizmin.

Shëndeti i zemrës
Kungulli përmban kalium dhe antioksidantë të cilët mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës por edhe disa lloje kanceri.

Kolesteroli
Përbërësit bimorë që gjenden tek farat e kungullit ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Të njëjtin rol luajnë edhe acidet yndyrore omega-3 që ulin trigliceridet dhe tensionin e gjakut.

Pesha trupore
Kungulli është një ushqim i lehtë dhe me pak kalori. Një racion i vetëm përmban vetëm 50 kalori. I njëjti racion përmban 3 gramë fibër që do të thotë se do të ndiheni të ngopur për më gjatë.