Nga Aleks Bregu
Gjithmonë themi që aktiviteti fizik ka një rëndësi të madhe për individët në moshat 40-50 vjeçare për shëndetin fizik, por kjo do të thotë për disa individë që nëse kemi mirë “shëndetin”, jemi mirë nga ana psikologjike. Shohim që këto mosha janë në disa faza delikate të shëndetit fizik për shkak të ndryshimeve natyrore që ndodhin në organizëm me kalimin e viteve. Disa nga sëmundjet më të zakonshme për këtë grupmoshë përfshijnë sëmundjet e zemrës, diabetin, obezitetin, problemet metabolike, sëmundjet e kockave dhe problemet hormonale, por prap themi pa anashkaluar problemet psikologjike si ankthi, stresi, përgjegjësitë familjare dhe profesionale, së bashku me ndryshimet hormonale, që mund të kontribuojnë në rritjen e rasteve të ankthit dhe depresionit. Kjo moshë shpesh është një periudhë e sfidave emocionale dhe psikologjike. Pse është i rëndësishëm shëndeti psikologjik në aktivitetin fizik për këto mosha?
Pak histori Duke na treguar prindërit ose gjyshërit tanë, dikur fëmijët (prindërit tanë) gjatë periudhës së komunizmit në vendin tonë përjetuan një lloj jete që ndryshonte shumë nga ajo që mund të kishin vendet e tjera. Pavarësisht se historia që na thuhet është komplekse, pasi lumturia e fëmijëve në atë kohë varej nga shumë faktorë, si përvoja personale, rrethanat familjare, ushqimi si dhe mjedisi social. Por, duke anashkaluar këtë pjesë për shkak të asaj kohe, duket që aktiviteti fizik kryhej në mënyrat më bazike të mundshme, që mund të ishin lojërat kolektive si loja me llastik, kapuçin, guri, top futi, hedhja me gurë, etj.
Çfarë lidhje ka shëndeti psikologjik në aktivitetin fizik? E gjitha kjo lidhet me “NOSTALGJINË”. Rëndësia e nostalgjisë në aktivitetin fizik
E rëndësishmja e nostalgjisë lidhet me ngritjen e moralit: gjë që ndihmon në rritjen e moralit dhe i jep individëve një ndjenjë të qëllimit dhe motivimit për të vazhduar me aktivitetin fizik. Përvojat pozitive mund të kontribuojnë në reduktimin e stresit dhe ankthit, duke ndihmuar në mirëqenien emocionale si dhe në zhvillimin e identitetit personal. Kjo është arsyeja pse nostalgjia, në periudha aktive, arrin të ndihmojë individët të kuptojnë më mirë identitetin e tyre si sportistë ose aktivistë, duke forcuar dëshirën për t’u angazhuar në aktivitet fizik. Duke arritur në një përfundim, nostalgjia për aktivitetin fizik në moshat 40-50 vjeçare është një mjet i fuqishëm që mund të ndihmojë individët të rikthehen në një stil jetese aktiv, duke u ofruar atyre një mundësi për të përmirësuar shëndetin e tyre fizik dhe emocional. Kjo lidhje me të kaluarën shpesh sjell një ndjenjë të qëllimit dhe motivimit për të jetuar një jetë më të shëndetshme.
Nostalgjia për aktivitetin fizik në moshat 40-50 vjeçare është një mjet i fuqishëm që mund të ndihmojë individët të rikthehen në një stil jetese aktiv, duke u ofruar atyre një mundësi për të përmirësuar shëndetin e tyre fizik dhe emocional. Kjo lidhje me të kaluarën shpesh sjell një ndjenjë të qëllimit dhe motivimit për të jetuar një jetë më të shëndetshme.
Gjithmonë populli thotë: “Një mendje e shëndoshë në një trup të shëndoshë” dhe jo “Një trup i shëndoshë dhe mendje e shëndoshë.” Nostalgjia është një ndjenjë e fortë e mallëngjimit për një kohë ose vend të kaluar, shpesh duke përfshirë dëshirën për të rikthyer ato përvoja ose ndjenja. Në përgjithësi, nostalgjia është një burim i fuqishëm emocional që ndihmon njerëzit të gjejnë kuptim në jetën e tyre dhe të përballen me të tashmen dhe të ardhmen në mënyrë më pozitive. Kjo ndjenjë mund të ketë disa aspekte dhe implikime të rëndësishme si:
- Kujtimet: Aktivitetet fizike, si sportet dhe ushtrimet, shpesh krijojnë kujtime të mira dhe përvoja pozitive. Këto kujtime mund të jenë të lidhura me arritjet personale, miqësitë e krijuara ose momentet e humorit.
- Motivimi: Nostalgjia mund të veprojë si një burim motivimi. Kujtimet e kohëve të kaluara, kur një individ ishte në formë më të mirë ose merrte pjesë në aktivitete që i pëlqenin, mund ta inkurajojnë atë të rikthehet në aktivitetin fizik.
- Forcimi i lidhjeve sociale: Aktivitetet fizike shpesh përfshijnë grupe dhe ekipe. Nostalgjia për këto përvoja mund të forcojë lidhjet shoqërore, duke ndihmuar individët të rikthehen në aktivitete që i kanë bashkuar më parë me të tjerët.
- Rikuperimi pas lëndimeve: Pas një lëndimi, nostalgjia për përvojat e kaluara mund të ndihmojë individët të qëndrojnë të motivuar dhe të përkushtuar në rehabilitimin e tyre, duke kujtuar arritjet e kaluara dhe ndjenjat e kënaqësisë nga aktiviteti fizik.
- Rritja e qëllimeve: Nostalgjia për një periudhë kur individi kishte një nivel më të lartë aktiviteti fizik mund të nxisë vendosjen e qëllimeve të reja dhe ambicioze për rikthim në formë.