Reperi i njohur amerikan, Eminem do të bëhet gjysh.
Lajmin e ka bërë të ditur 51-vjeçari me anë të një videoje muzikore publikuar të enjten në këngën e tij “Temporary”, e cila i kushtohet vajzës së tij Hailie Jade.
Videoja përmban një montazh të klipeve të çiftit gjatë jetës së tyre duke përfshirë një moment kur ajo i dhuron babait të saj një bluzë blu me “Grandpa 1” të shkruar në anën e pasme.
Ajo i tregoi atij edhe një ekografi duke e njoftuar se është në pritje të ëmbël. Po ashtu 28-vjeçarja konfirmoi shtatzëninë e saj në një postim në rrjetet sociale.