Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Celularët kanë krijuar një brez plot ankth. Vetëm se… jo të rinjtë, por prindërit

Celularët kanë krijuar një brez plot ankth. Vetëm se… jo të rinjtë, por prindërit

Sipas librit më të shitur të Jonathan Haidt, Gjenerata e Ankthit, përhapja e telefonave inteligjentë dhe ekspozimi i mëvonshëm ndaj mediave sociale mes fëmijëve dhe të rinjve ka dëmtuar mirëqenien mendore, duke rezultuar në një “brez në ankth”.

Prej këtu buron edhe titulli i Haidt.

Megjithatë, një vështrim më nga afër i të dhënave zbulon se një mendim i tillë shkon në drejtimin e gabuar. Kuptimi dhe shkaqet e rritjes së shkallës së ankthit tek të rinjtë mbeten komplekse dhe të paqarta.

Por e thënë thjesht, kur bëhet fjalë për telefonat dhe teknologjinë moderne, shpesh janë prindërit ata që janë më tepër në ankth, jo fëmijët e tyre. Pra, pjesa më e madhe e diskursit aktual për telefonat dhe të rinjtë rrjedh nga prindërit e shqetësuar, deri në pikën ku po miratohet legjislacion për të shuar frikën e tyre duke kufizuar qasjen e të rinjve në teknologji.

Problemi është se edhe studimet më të thelluara nuk kanë gjetur ende ndonjë lidhje të rëndësishme midis përdorimit të telefonit dhe problemeve të shëndetit mendor tek të rinjtë.

Dhe edhe kur identifikohet një lidhje, ajo është zakonisht e vogël.

Në fund të fundit, sasia e përpjekjeve që prindërit investojnë për të reduktuar rreziqet e telefonave inteligjentë për të rinjtë, është jo proporcionale në raport me dëshmitë se “rreziqe” të tilla ekzistojnë.
Duke pasur parasysh se çrregullimet e ankthit mund të përshkruhen si “gjendje që shkaktojnë frikë, dhe simptoma të tjera që janë jashtë proporcioni në raport me situatën”, mund të argumentohet se, në vend të adoleshentëve, telefonat po shkaktojnë më tepër ankth te prindërit.

Kjo manifestohet edhe në mënyra të tjera. Ekziston një besim se fëmijët duhet të inkurajohen që të lënë telefonat dhe të dalin më shumë jashtë, sepse kjo është padyshim gjëja më e shëndetshme për të bërë. Ka fushata për këtë. Por, përsëri, kjo mendësi nuk përputhet me provat aktuale.

E para, ideja që të rinjtë mund të përdorin telefonat ose të dalin jashtë është padyshim e gabuar. Nuk ekziston një dikotomi e tillë. Shumë njerëz ende i referohen atyre si telefona celularë!

Transportueshmëria është padyshim një veçori kryesore e kësaj teknologjie. Por një zhytje më e thellë në studime, tregon një prirje befasuese. Koha që fëmijët kalojnë jashtë dhe distancat që ata largohen nga shtëpia kanë qenë në rënie prej dekadash, shumë kohë përpara se telefonat inteligjentë të bëheshin të kudondodhur.

Ka shumë faktorë pas kësaj tendence, si zhvillimi urban i hapësirave dikur të zbrazëta, apo sepse ka gjithnjë e më shumë makina në rrugë, që paraqesin rrezik për një fëmijë të pambikëqyrur.

Por një faktor i rëndësishëm në këtë rënie është ndryshimi i qëndrimeve prindërore. Prindërit janë bërë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre me kalimin e dekadave, duke qenë gjithnjë e më të prirur t’i kufizojnë ata nga koha e lirë të pambikëqyrur. Ndërsa kjo mund të ketë qenë për arsye të vlefshme, kufizimi i lirisë dhe lëvizjes së fëmijës çon në më shumë probleme shëndetësore në afat të gjatë.

Në fund të fundit, ankthet e shumë prindërve modernë në lidhje me sigurinë e fëmijëve të tyre dëmtojnë drejtpërdrejt shëndetin e fëmijëve të tyre.

Është një rebus.

Kjo situatë bëhet edhe më surreale kur mëson se ky trend i mbajtjes gjithnjë e më shumë të fëmijëve në ambiente të mbyllura ka ndryshuar vitet e fundit. Pse? Përgjigja më e qartë janë telefonat! Kur fëmijët kanë telefonin e tyre, prindërit mund t’i kontrollojnë ata në çdo kohë, që do të thotë se ata janë më të gatshëm t’i lënë të vegjlit larg kontrollit të tyre.

Pra, a nuk është e paarsyeshme që më pas të fajësohen telefonat për fëmijët që nuk dalin jashtë sa duhet? Po, është. E megjithatë, si me shumë faktorë që ndikojnë në dinamikën prind-adoleshent, nëse ka një problem të vërtetë në lidhje me përdorimin e telefonit (dhe kjo ndodh), një dialog i hapur është qasja më e dobishme. Sigurisht që është më e mirë se sa përpjekja për të kontrolluar sjelljen e një adoleshenti bazuar në intuitë, dyshime ose ankthe. /bota.al/