I ndodhur në një banesë të ndërtuar në vitin 1764 Muzeu Etnografik i Krujës i rikthehet vizitorëve, pas dy vitesh që ju nënshtrua restaurimit. Ky muze mbetet një nga vendet më të vizituara në qytet, këtë e tregon dhe numri i lartë i vizitorëve, ku nga korriku e këtej muzen e kanë vizituar rreth 10.000 vizitorë, vendas dhe të huaj
“Para dy muajsh ky muze hapi dyert për vizitorët pas një rijetëzimi që ju bë . deri tani për afro dy muaj kanë qenë mbi 10. 000 vizitorë. Turistët kanë një ndjesi të veçantë kur e vizitojnë këtë muze, pasi shohin objekte të cilat i kanë pasur dhe nga vendet ku ata vijnë duke i kthyer atyre kujtime. Në muze ndodhen objekte me vjetërsi 100-500 vjeçare dhe është një ndër muzetë më të pasur në Shqipëri”, tha Nurmir Ricaj, përgjegjës i muzeut etnografik Krujë.
Ndërthurja e historisë, kulturës dhe traditës e bën tërheqës këtë muze për vizitorët.
“Muzeu ndodhet në një banesë origjinale dhe ka 2060 vite pra është i vitit 1764. Është dy kate si bamesë të stilit çardak. Është i ndarë në disa ambjente, në katin e parë të banesës janë të gjitha zehjet ndërsa lart ambjente banimi që tregonin mënyrën e jetesës”, tha ai.
Vlerësimet që japin vizitorët për këtë muze janë të ndryshme dhe mbresëlënëse.
“Ne jemi nga se Norvegjia kemi ardhur këtu pr të parë muzeun është shumë i bukur është hera e parë që vijmë këtu”, tha një vizitor.
“Unë quhem Hatia , jam këtu me burrin jemi në Tiranë ka pak ditë dhe sot erdhëm ne Krujë për të vizituar kështjellën dhe këtë muze që është shume i bukur. Jemi të impresjonuar kemi parë videot dhe ilustrimet në mur”, tha një tjetër.
Muzeu ka një staf prej 5 punonjësish të cilët janë të kualifikuar dhe të përkushtuar duke pritur dhe përcjellë turist nga e gjithë bota.