Taylor Swift lë pas Rihannën, shpallet këngëtarja më e pasur në botë

Taylor Swift lë pas Rihannën, shpallet këngëtarja më e pasur në botë

Taylor Swift është shpallur këngëtarja më e pasur femër në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 1.6 miliardë dollarësh.

Sipas mediave të huaja, në fillim të muajit prill, Swift u shfaq në listën vjetore të miliarderëve të Forbes për herë të parë dhe më 5 tetor, revista përditësoi shifrat e pasurisë së saj duke përfshirë të ardhurat nga turneu i saj “Eras” dhe shitjet e të drejtave të muzikës.

Sipas raportit, Taylor Swift tani kryeson listën e muzikantëve më të pasura femra duke ia kaluar edhe këngëtares Rihanna, e cila thuhet se ka një pasuri neto prej 1.4 miliardë dollarësh.