Leku forcon pozitat përballë euros, humb terren ndaj dollarit

Leku forcon pozitat përballë euros, humb terren ndaj dollarit

Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku forcoi pozitat ndaj euros, ndërsa humbi terren me dollarin amerikan, në krahasim me një ditë më parë.

Vlerat e kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë ditën e sotme tregojnë se dollari u forcua me 0.16 pikë dhe këmbehet me 90.04 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.06 pikë dhe këmbehet me 98.72 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.04 lekë duke u kuotuar në vlerën 117.75 lekë, kurse franga zvicerane këmbehet me 105.08 lekë, ose 0.01 lekë më pak ditën e martë.

Sipas ekspertëve tregu po karakterizohet nga një oferte e qëndrueshme e euros, për shkak të fluksit të rritur nga turizmi, investimeve të huaja dhe remitancave.