Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, një histori delikate përsa i përket shëndetin fizik. Ai është shprehur se për shkak të peshës është refuzuar disa herë seksualisht, ndërsa bën thirrje që ‘të vazhdojnë aktivitetin fizik apo palestrën dhe mos qëndroni në kafe’.
“Askush nuk flet për këtë por po e them unë: Jam ndjerë shpesh herë i refuzuar seksualisht për shkak të peshës sime. Të jesh mbipeshë nuk është ok! Ju gënjejnë kur ju thonë që duhet ta doni trupin tuaj sido të jetë ai. Ju meritoni trupin që ëndërroni ndaj ngrihuni nga ajo kafe dhe nisni palestrën”, shkruan ai.
Ronaldo Sharka | #TëJeshMbiPeshëNukËshtëOK | Na kanë gënjyer, bëni aktivitet fizik 💪🏻❤️ | Instagram