Pamje mahnitëse nga bota nënujore, në Sarandë biologë dhe zhytës nga 19 vende të botës!

Pamje mahnitëse nga bota nënujore, në Sarandë biologë dhe zhytës nga 19 vende të botës!

Nga Limos Didani  – Report Tv

Pamje të mahnitshme të botës nënujore, të filmuara nga zhytës pasionantë të cilët dokumentojnë pasurinë e jetës nën qindra metra thellësi, janë xhiruar dhe publikuar në Sarandë. Pamjet më të mira të siguruara prej tyre, u bënë pjesë e një kampionati botëror. Çmimet u dhanë në Sarandë, teksa kjo ngjarje bëri për herë të parë bashkë në Shqipëri zhytës nga 19 vende.

“Pjesëmarrësit kanë zbuluar shumë lloje peshqish, si peshku luan, peshku papagall dhe peshku lepur, të cilët vijnë nga Deti i Kuq. Kjo ngjarje është e rëndësishme për shkencën sepse ne mund të bëjmë llogari dhe të kontrollojmë detin, përveçse të bëjmë disa fotografi të mira për habitatin e tyre”, thotë Simone Modugno, biolog detar.

Ajo çka zhytësit panë në thellësi të brigjeve të Jonit, ishin emocionuese për përfaqësuesin e Federatës Botërore Nënujore

“Çdo vit ne organizojmë kampionate botërore në vende të ndryshme, dhe këtë herë kemi zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të eksploruar florën dhe faunën nënujore të këtij bregdeti të bukur. Është hera e parë që e bëjmë këtë në Shqipëri. Për habinë tonë, këtë vit kemi përfaqësues nga 19 vende dhe nga të gjitha kontinentet. Evropianët janë këtu, afrikanët janë këtu, aziatikët dhe amerikanët. Na ka befasuar interesi dhe pjesëmarrja kaq e gjerë, dhe jemi shumë të lumtur që i mirëpresim këtu”, tha Kerim Sabuncuoglu.

Presidenti i Federatës së Zhytjes, Igli Pustina:  “Erdhën mbi 120 atetë, fotografët më të mirë nënujorë, dhe zhytësat më të mirë në botë që bëjnë fotografi dhe video nën ujë.”

Ky kampionat shënon një hap të madh për Shqipërinë, jo vetëm për zhvillimin e turizmit detar, por edhe për hulumtimet shkencore. Ndërsa vendi është i njohur për plazhet e tij të kristalta, ky aktivitet ka zbuluar aspekte më të thella të jetës nënujore që kërkojnë vëmendjen dhe mbrojtjen e institucioneve.

Kampionati/ Pamje mahnitëse nga bota nënujore, në Sarandë biologë dhe zhytës nga 19 vende të botës (youtube.com)