Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Mbrëmje poetike e paharrueshme! Aktorët më të mirë të teatrit shqiptar interpretojnë në Vlorë poezitë e Ali Asllanit

Mbrëmje poetike e paharrueshme! Aktorët më të mirë të teatrit shqiptar interpretojnë në Vlorë poezitë e Ali Asllanit

Cilësohet si poet i dashurisë dhe vargjet e tij janë përcjellë plot emocion në një një mbrëmje të veçantë nën tingujt e muzikës.

“Ah ky mall, ky mall i çmendur!” titullohet aktiviteti kushtuar poetit dhe intelektualit të njohur vlonjat të viteve ’20-’30 të shek. XX, Ali Asllani, i mbajtur në teatrin “Petro Marko” mbrëmjen e së enjtes dhe që u ndoq me interes nga artdashësit, të cilët duartrokitën çdo performancë të artistëve.

Në skenën e teatrit u ngjitën aktorët Yllka Mujo, Viktor Zhusti, Rozeta Ferri dhe Artan Islami, të cilët performuan vargjet lirike të poetit vlonjat, në shoqërinë e muzikës së Aulon Naçit në piano dhe kuarteti i harqeve: Dejon Bendaj, Vilson Guri, Albana Kola, Dorina Laro dhe në fyell e cylë dyjare, Vendim Kapaj, me pjesëmarrjen e sopranos Suada Gjergji.

I lindur në Vajzë të Vlorës dhe kryebashkiak i qytetit të Vlorës për shumë vite dhe ndër themeluesit e parë të  Lidhjes së Shkrimtarëve,  Ali Asllani është poeti, poezia e të cilit ka fuqinë e lirisë, ndërsa nëpërmjet vargjeve sjell përshkrimin e shpirtit të kombit.

Mbrëmje poetike!Aktorët më të mirë të teatrit shqiptar interpretojnë në Vlorë poezitë e Ali Asllanit (youtube.com)

Një poet sa kompleks, aq edhe i thjeshtë, sensi i humorit dhe ironia e hollë e bëjnë poezinë e Ali Asllanit të veçantë dhe autentike.

Me vargjet e tij ai dëshmon jetën e ndërtuar nën kulturën e fjalës dhe kënaqësinë e komunikimit, me një ndërgjegje politike, e cila zotërohej fuqishëm nga ndërgjegja e tij poetike.

Rozeta Feri, aktore dhe njëherësh organizatore e këtij eventi, thotë se “Ali Asllani e ka shenjuar historinë e Vlorës, e ka dashur Vlorën si Ai! E ka ngritur në piedestal figurën e gruas”.

“Ajo që nuk thuhet shpesh për Ali Asllanin është lirizmi dhe erosi”, tha Driada Dervishi, regjisore.

Viktor Zhusti shprehet se “mbrëmjen e së enjtes festuam në Vlorë, në vendin që e ka frymëzuar poetin”. Ndërsa Yllka Mujo e krahason poezinë e tij me ujin e burimit.

Ali Asllani, i këndoi aq bukur Vlorës dhe atdheut, burrërisë e dashurisë. Nipi i tij, Ardian Asllani, e vlerësoi këtë aktivitet, i cili u prit me interes të lartë nga publiku, ndërsa nënvizoi se një të tillë do ta organizonin edhe në Tiranë.

“Do ta bëjmë këtë aktivitet edhe në Tiranë….”

Mbështetës i zjarrtë i Ismail Qemalit, Ali Asllani ka qenë edhe bashkëthemelues i shtetit shqiptar, diplomat karriere, kryebashkiak i qytetit të Vlorës për shumë vite dhe ndër themeluesit e parë të  Lidhjes së Shkrimtarëve.