‘Vjehrra më thoshte…’, aktroja Mirketa Çobani rrëfen divorcin: Burrin nuk e kam dashur! Shoqet më ngritën kurth

‘Vjehrra më thoshte…’, aktroja Mirketa Çobani rrëfen divorcin: Burrin nuk e kam dashur! Shoqet më ngritën kurth

Aktorja e filmit dhe teatrit, Mirketa Çobani ka rrëfyer për vështirësitë në jetën e saj, ndërsa u ndal tek divorci me bashkëshortin, aktorin Agim Shuke. Çobani tha se ishin rrethanat ato që e detyruan të martohej pasi shokët dhe shoqet i ngritën kurth.

“E vërteta është kjo që çdo njeri ka drama në familjen dhe në jetën e tij. E kam rritur vajzën e vetme. Unë nuk kam pasur paragjykime nga familja ime për divorcin. Problemi është se unë jam natyrë që sfidoj nuk lëshohem, nuk dorëzohem. Është një gjë që e bëra unë, nuk ma bënë. Kjo ishte jeta”, u shpreh aktorja.

E pyetur nëse i ka ngelur ndonjë peng, Mirketa Çobani tha jo, duke theksuar se “ka qenë jetë e humbur”. Po ashtu jo rrëfen edhe raportet jo të mira që kishte me vjehrrën, ndërsa thekson se burri nuk e mbrojti asnjëherë.

“Asnjë gjë, përkundrazi. Për mua ka qenë një jetë e humbur. Të martohesh me një njeri që të krijojnë rrethana të tilla, të bëjnë kurthe…shoqet dhe shokët më kanë bërë kurth e më detyruan u martova me të. 7 ditë mbledhje, “K.…” llafet që nuk i pranoja unë si natyrë, edhe u detyrova që u martova, nuk është se e kam dashur ndonjëherë! Asnjëherë. Jo se nuk e kam vlerësuar si njeri. Por dashuria është tjetër gjë. Dashuria dhe miqësia është tjetër gjë. Nuk e kam dashuruar asnjëherë. S’më lindte dëshira që ta puthja. Ndoshta nuk do të isha divorcuar për opinion që ishte në atë kohë se unë martesën e bëra për opinion. Unë e ndava atë njeri jo se nuk do ta vazhdoja nëse nuk do më kishin ndodhur këto gjera,  nëna e tij ishte shumë agresive me nusen, kur vetë ka qenë nuse. Ajo kur nuk ishte ai në shtëpi më thoshte “ik moj fytyrë e shëmtuar, moj shëmtaraqe, i ngele në derë djalit tim, të mori djali im me zor për të të shpëtuar ty’. Më vinte bukën para, por nuk më shkonte poshtë. Nga 68 kile u bëra 46 kile njeri për 1 vit. Vetëm kockë e lëkurë. Ky nuk më mbrojti asnjëherë”, tregoi Mirketa Çobani në emisionin Living Room.