Këngëtari Liam Payne ishte nën efektin e drogave të shumta, përfshirë kokainën dhe metamfetaminën, kur ra nga ballkoni i hotelit në Argjentinë.
The Guardian raporton se, sipas burimeve nga raportet paraprake toksikologjike në trupin e tij ka pasur koktej droge e quajtur “kokaina rozë”, që përmban metamfetaminë, ketaminë dhe MDMA, iu është gjetur në trup gjatë një autopsie të pjesshme, së bashku me kokainë dhe benzodiazepinë.

Rezultatet përfundimtare të toksikologjisë nuk pritet të bëhen publike për disa javë.
Ish-ylli i One Direction vdiq javën e kaluar në moshën 31-vjeçare pasi u rrëzua nga ballkoni i dhomës në katin e tretë të hotelit në Buenos Aires.
Hetuesit argjentinas lëndë narkotike dhe alkool të shpërndarë rreth objekteve dhe mobileve të thyera në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar 31-vjeçari. Prokuroria tha se Liam Payne ka rënë nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit.