Heidi Baci është larguar nga emisioni që drejtonte dhe është larguar në drejtim të italisë.
Tashmë vendin e Heidit në program do ta zërë Einxhel Shkira, e cila është edhe një nga të ftuarat e radhës në këtë program.
Mësohet se Heidi pasi ka përfunduar xhirimet e emisionit ‘Goca dhe gra’ të kësaj jave është larguar drejt Italisë, atje ku eshte shpërngulur sërish pranë familjarëve të saj.
Thuhet se Hedi po largohet pasi nuk mund të jetojë e vetme në Tiranë.
Largimi i Heidit nga Shqipëria, në këtë moment kur po krijonte një karrierë televizive me shumë dashamirës në publik duket se konfirmon njëherë e mirë zërat për ndarje nga Romeo.