Gjatë takimit të Shtabit të Emergjencave Civile të zhvilluar në Prefekturën e Qarkut Durrës, në të cilin mori pjesë Administratori i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës Z. Sedi Çaushi.

Në këtë takim morën pjesë drejtues të institucioneve në nivel qarku, kryetarë të bashkive, përfaqësues të Këshillit të Ministrave dhe pjestarë të emergjencave civile.

Diskutimet kishin si qëllim bashkërendimin e punëve në prag të stinës së dimrit, me qëllim përballimin me sukses të reshjeve të dendura të shiut apo raste të tjera të mundshme të fatkeqësive natyrore.

