RevoCast Starton me Shpërthim! Algert Salës i Zbulojnë Sekretin e Tekstit të Këngës “Plumbat” në Episodin e Parë

RevoCast Starton me Shpërthim! Algert Salës i Zbulojnë Sekretin e Tekstit të Këngës “Plumbat” në Episodin e Parë

RevoCast, podcasti më i ri në Shqipëri, bëri debutimin e tij me shumë zhurmë dhe entuziazëm, duke tërhequr një audiencë të gjerë të rinjsh që mirëpritën emisionin e parë. Me një atmosferë të relaksuar dhe biseda të ngrohta, episodit të parë i dha jetë një intervistë ekskluzive me Algert Salën, këngëtarin e ri premtues që po merr pjesë në festivalin e njohur “Kënga Magjike 2024” me këngën e tij, “Plumbat.”

Në një moment të veçantë gjatë episodit, Algerti bëri një telefonatë drejtpërdrejt me Elios Shulin, tekstshkruesin e këngës, për të zbuluar më shumë për frymëzimin prapa vargjeve të ndjera të “Plumbat.” Pyetjes së Algertit për dedikimin e këngës, Elios iu përgjigj me një të vërtetë që Algertin e vendosi në pozitë:

“Po e zbuloj sot ekskluzivisht, teksti “Plumbat” është një dedikim, si për ish të dashurën time si për ish të dashurën Algertit! Faleminderit shumë, kalofshi mirë!”, ka thënë nën nota komike Elios Shuli.