Ndahet nga jeta aktorja e serialit ikonik ‘Friends’

Ndahet nga jeta aktorja e serialit ikonik ‘Friends’

Aktorja e njohur Teri Garr është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare pas një beteje të gjatë me sklerozën e shumëfishtë.

Ajo njihet për rolin e saj si nëna ‘Phoebe’ në serialin ikonik ‘Friends’.

Vdekja e saj, në fakt, thuajse përkon me përvjetorin e vdekjes së Mattheë Perry , i cili luajti “Chandler Bing” në të njëjtin serial.

Aktori u gjet i vdekur në vaskën e tij më 28 tetor 2023, pasi kishte përdorur ketaminë.

Ndërkohë Garr u diagnostikua me këtë sëmundje në vitin 2002.

“Ajo ndërroi jetë e rrethuar nga të dashurit e saj në shtëpinë e saj në Los Angeles”, tha zëdhënësja e saj Heidi Schaefer.

Karriera e Garr filloi në 1974 me interpretimin e saj si Inga në filmin Young Frankenstein, ku ajo luajti së bashku me Gene Wilder.