Në episodin e parë të RevoCast, Aldo Mustafa bisedoi me këngëtarin Algert Sala për historinë e krijimit të këngës së tij “Hedh Pas,” një projekt që ka kaluar një rrugë të gjatë për të arritur te publiku. Algerti zbuloi se kënga ishte krijuar si demo pesë vite më parë, por, siç ai rrëfen, kërkimi për bashkëpunëtorin e përshtatshëm e bëri procesin edhe më domethënës. “Nga zërat që unë kisha dëgjuar atë periudhë, timbri dhe vokali i Sonjës kisha ndjesinë që do i përshtatej më së miri,” tha Algerti, duke treguar për pëlqimin e menjëhershëm të Sonjës për këngën.
Aldo vlerësoi energjinë verore të “Hedh Pas,” duke e cilësuar si një nga këngët më ritmike të këtij sezoni. Algerti e pranoi me mirënjohje komplimentin, duke shtuar se përgatitja e këngës në formën e saj finale si duet mori plot 6 muaj punë, për të harmonizuar çdo element.
Ky rrëfim i sinqertë tregon përkushtimin e Algert Salës në çdo hap të krijimtarisë së tij, duke sjellë kështu një tjetër prurje që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e fansave.
INTERVISTA
Algert Sala: Nga zërat që unë kisha dëgjuar atë periudhë, timbri dhe vokali i Sonjës, kisha ndjesinë që do i përshtatej më së miri. Do ti që Sonja e pëlqeu si këngë?!
Aldo Mustafa: Sigurisht, sepse ishte një këngë mjaft ritmike, duhet ta themi këtë. “Hedh pas” është një ndër këngët më verore të bëra këtë vit.
Algert Sala: Okay, faleminderit! Dhe procesi i bërjes së këngës që të përshtatej si duet, na ka ngrënë diku tek 6 muaj kohë.