Së shpejti nënë? Bleona Qereti shpreh dëshirën e saj: Kam në plan për t’u martuar

Së shpejti nënë? Bleona Qereti shpreh dëshirën e saj: Kam në plan për t’u martuar

Artistja e njohur Bleona Qereti në një intervistë të fundit televizive përveçse foli për planet e saj në fushën profesionale, zbuloi edhe disa të reja për jetën personale.

Teksa theksoi se prindërit ishin duke e ndjekur intervistën, Bleona tha se martesa dhe të pasurit fëmijë janë në planet e së ardhmes.

 “Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për t’u martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti”, tha Bleona.

Më tej, ajo nënvizoi se do t’i kushtojë më shumë vëmendje jetës private.

“Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim,” u shpreh Bleona.