Nga Elvis Hila
Dy vepra te piktorit Gjergj Kola, vendosen ne kishën ku u mbajt ngjarja e rëndësishme e historisë shqiptare, në Merqi të Lezhës
Imazhet e Kuvendit të Arbrit janë sjellë përmes telajos nga piktori i njohur dhe pasi u ekspozuan në disa qytete të Italisë.
Prezantimi i këtyre dy pikturave u bë përmes një aktiviteti, ku ishin të pranishëm protagonistet e restaurimit të kishës vitin e kaluar por edhe banorë të zonës.
Transformimi i qendrës kushtuar Kuvendit të Arbërit e nxiti të realizojë këto piktura thotë piktori Gjergj Kola, i cili edhe pse jeton dhe punon prej shumë vitesh në Itali për asnjë çast nuk e harron vendlindjen.
Kuvendi Kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit me përkrahjen e Papës me prejardhje shqiptare Klementi XI. Ndër vendimet kryesore ishin hapja e shkollave dhe botimet ne gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan përgjatë shekujve të XVIII dhe XIX.